Email: advokat@nt-law.mklaw-office@nt-law.mk 

Tel. (+) 389 2 3 125 165; (+) 389 (0) 76 43 53 33

Languages

Zyra e avokatisë Nikolla Todorovski ofron shërbime ligjore të plota, në përputhje me nevojat Tuaja konkrete.

Shërbimet ligjore që ofrohen nga ana e zyrës përfshijnë:

  1. Konsulencën juridike falas;
  2. Hapjen e shoqërive juridike, ndryshimet brenda shoqërive, procedurat e likuidimit;
  3. Përgatitjen e dokumenteve përkatëse për tenderët e organeve shtetërore vendase dhe të huaja;
  4. Përgatitjen e aktpadive, ankesave, lutjeve, parashtresave dhe dokumenteve të ndryshme dhe procedurave që zhvillohen pranë gjykatave përkatëse nga sfera e të drejtës obligative, penale, të drejtës së trashëgimisë, të drejtës pronësore dhe marrëdhënieve të punës;
  5. Përgatitjen e kontratave, testamenteve, deklaratave dhe dokumenteve të tjera;
  6. Përfaqësimin e subjekteve juridike dhe individëve para gjykatave vendase dhe organeve shtetërore;
  7. Përfaqësimin e subjekteve juridike dhe individëve gjatë lidhjes së kontratave dhe shlyerjes së detyrimeve;
  8. Shërbime që kanë të bëjnë me çështje të tjera dhe ndihmën ligjore në emër të individëve dhe subjekteve juridike për realizimin e të drejtave të tyre.

Ne gjithashtu kemi përvojë të madhe në ofrimin e shërbimeve që kanë të bëjnë me Gjykatën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, në rastet e shkeljeve të të drejtave nga ana e gjykatave vendase dhe organeve shtetërore.

Në bashkëpunim me profesionistët e ndërtimit, ne ofrojmë shërbime të plota lidhur me blerjen e tokës, ndërtimin e objekteve, adaptimin dhe rikonstruimin e tyre, duke filluar nga sigurimi i dokumentacionit të nevojshëm dhe lejeve përkatëse nga ana e organeve shtetërore, deri në realizimin e projekteve.